Keqpërdorimet në qeveri, paraburgim 30-ditor në Shutkë për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë së Shkupit

Shkupi

Keqpërdorimet në qeveri, paraburgim 30-ditor në Shutkë për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë së Shkupit

Më: 22 prill 2021 Në ora: 08:51
Dragi Rashkovski

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, është vendosur në paraburgim 30-ditor në Shutkë.

Këshilli Penal i Departamentit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, sot pranoi ankesën e Prokurorit Publik dhe e ndryshoi vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake, që urdhëroi arrestin e tij shtëpiak, shkruan Alsat M.

Përveç Rashkovskit, paraburgim 30-ditor iu shqiptua edhe menaxherit të kompanisë Invoka.

Kjo masë është në lidhje me rastin e prokurimit të kontestuar të softuerit, për kundërvajtje në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat