Shkup: 30-vjeçari arratiset nga gjykata, ishte i dyshuar për kontrabandë me migrantë

Shkupi

Shkup: 30-vjeçari arratiset nga gjykata, ishte i dyshuar për kontrabandë me migrantë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar i dyshuar për kontrabandë me migrantë është arratisur nga policia e burgut këtë mëngjes ndërsa dilte nga Gjykata Penale në Shkup.

Incidenti ndodhi pasi seanca dëgjimore në ndërtesën e gjykatës përfundoi.

Policia e burgut raportoi menjëherë rastin në Ministrinë e Brendshme. Policia e arrestoi pranë Urës së Gurit në qendër të qytetit dhe ai është dërguar në stacion policor.

Gjykata Penale mohoi që personi është arratisur nga godina, kështu që nuk ishte përgjegjësi e gjykatës, por e policisë së burgut që e solli atë në gjyq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat