Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 42 pacientë

Shkupi

Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 42 pacientë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 42 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.

Gjithsej 596 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka 21 11 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 3 pranime të pacientëve, 12 pacientë është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, në Kozle nuk ka pasur pranime, 4 pacientë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe 4 në Institutin për Mjekësi Fizikale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 79 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 118 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 147 pacientë, në Kozle 32, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 7 pacientë, në KAG 2 dhe në Institutin për Mjekësi Fizikale 41.

Gjithsej 596 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka 219shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat