Humb jetën një punëtor në Shkup, lëndohet rëndë kolegu i tij

Shkupi

Humb jetën një punëtor në Shkup, lëndohet rëndë kolegu i tij

Më: 7 maj 2021 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Policia njoftoi se 57 vjeçari i punësuar në një firmë private në Çair dje mbrëmë ka humbur jetën pas lëndimeve që i ka marrë në vendin e puns, ndërsa kolegu i tij është me lëndime të rënda.

“Më 06.05.2021 në ora 18:56 në SPB Shkup, nga Kompleksi klinik ‘Nëna Tereza” është paraqitur se në ora 18:00 me lëndime të rënda tek ata është sjellur H.H (57) nga Shkupi, i cili në ora 18:30 ka humbur jetën”, njoftojnë nga policia.

Ata shtojnë se zyrtarët policorë kanë biseduar me T.M (24) i cili bashkërisht me H.H është sjellë në spital me lëndime të rënda.

Për ngjarjen është njoftuar Inspektoriati i Punës dhe Prokurori Publik, ndërsa trupi i punëtorit të ndjerë është çuar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat