Aksident në Shkup, humb jetën një person

Shkupi

Aksident në Shkup, humb jetën një person

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 12:27
Foto Ilustrim

Sot në mëngjes te kryqëzimi “Smilkovc” ka humbur jetën një banor i Dibrës, pasi automjeti i tij ka dalë jashtë rrugës, njoftojnë nga MPB.

“Më 13.07.2021 në orën 05:10 është paraqitur se te qarkorja e Shkupit, në Smilkovc, furgoni me targa të Ohrit, drejtuar nga A.Sh.(52) nga Dibra, ka dalur nga rruga.

Në vendngjarje ka ndërruar jetë shoferi.

Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor, kurse ekspertizë në vendin e aksidentit ka kryer ekipit i Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat