Aksion policorë në Shkup, arrestohet dy persona, njëri i punësuar në ASK

Shkupi

Aksion policorë në Shkup, arrestohet dy persona, njëri i punësuar në ASK

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Aksion i madh policor sonte në Shkup ku janë arrestuar dy persona, njofton “Sitel”.

Nga MPB konfirmojnë se është duke u zhvilluar një aksion policor në të cilin janë ndaluar dy persona, njëri prej të cilëve është i punësuar në Agjencinë e Sigurimit Kombëtar, ndërsa për tjetrin nuk ka më shumë detaje se për kë bëhet fjalë, por deri më tani nuk ka informacione zyrtare.

Përndryshe, këtë veprim nuk e kryen Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ka konfirmuar për “Sitel” përmes një bisede telefonike shefja Vilma Ruskoska.

Aksioni me shumë gjasa po kryhet përmes Prokurorisë Publike të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat