Bashkia e Shkupit këtë vit do të harxhojë mbi 240 mijë euro për zbukurimet për Vitin e Ri

Shkupi

Bashkia e Shkupit këtë vit do të harxhojë mbi 240 mijë euro për zbukurimet për Vitin e Ri

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 08:38
Shkup

Bashkia e Shkupit edhe këtë vit ka lidhur marrëveshje për stolisjen e qytetit për festat e fundvitit. Këtë vit stolisja e qytetit do të kushtojë rreth 243 mijë euro.

Marrëveshje është nënshkruar nga ish-kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, me kompaninë “Link Media Plus”, e cila ka qenë kompania e vetme që ka dërguar ofertë në thirrjen publike të publikuar në muajin shtator.

“Zbukurimi përfshin, vendosjen e pemës në sheshin Maqedonia, si dhe stolisja e disa lokacioneve të ndryshme. Zbukurimi dhe stolisja gjatë festave të Vitit të Ri duhet të jetë në nivel të lartë estetik, në frymën e jetesës moderne, me dizajn bashkëkohor dhe atraktiv, me efekte artistike. Stolisja duhet të përfundohet deri më 20 nëntor”, thonë nga Byroja për furnizime publike.

Bashkia e Shkupit viteve të fundit për zbukurimet për Vitin e Ri ka harxhuar mbi 200 mijë euro për çdo ndrrim të moteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat