Bashkia e Shkupit kërkon ndërprerjen e marrëveshjes për stolisjen e qytetit për Vitin e Ri

Shkupi

Bashkia e Shkupit kërkon ndërprerjen e marrëveshjes për stolisjen e qytetit për Vitin e Ri

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit nëpërmjet një komunikate informon se ka kërkuar ta shkëpusë marrëveshjen me kompaninë “Link media plus” për zbukurimin e qytetit për festën e Vitit të Ri.

Marrëveshja e nënshkruar nga ish-kryetari Petre Shilegov, kap vlerën e 243 mijë eurove, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të ballafaquar me krizë energjetike, si dhe duke pasur parasysh se shteti blen energji elektrike me çmim shumë të lartë, si dhe në pajtim me vendimin qeveritare për shpallje të gjendjes së krizës në sektorin energjetik, duam të informojmë opinionin se Bashkia e Shkupit ka kërkuar shkëputje të marrëveshjes me ‘Link media plus DOOEL’ për zbukurimin e qytetit për Vitin e ri, në vlerë prej 14.986.000 denarë, ose 243 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.

Në njoftim më tej theksohet se “ky është shembulli i parë i vendosjes së praktikës së re në punën e përgjegjshme dhe transparente të Bashkisë”.

Ndryshe, kujtojmë që javën e kaluar, postin e kryetares së Bashkisë së Shkupit e mori kandidatja e pavarur, Danella Arsovska, e cila në zgjedhjet lokale u përkrah nga OBRM-PDUKM, kurse në rrethin e dytë edhe nga koalicioni i partive shqiptare ASH-AAA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat