Arrestohen tre persona nga Shkupi, dyshohen për vjedhje

Shkupi

Arrestohen tre persona nga Shkupi, dyshohen për vjedhje

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 21:10
Foto ilustrim

Nëpunës të policisë nga Stacioni i Policisë në Gazi Babë sot i kanë privuar nga liria S.A. (35) nga Shkupi, I.I. (29) nga Shkupi dhe M.R. (29) nga fshati Nigishtan, i Shkupit, njoftuan nga MPB.

“Ata dyshohen se natën ndërmjet 10/11.11.2021 nga objekti në ndërtim në rrugën ‘Tashko Karaxha’ kanë marrë shumë mjete”.

“Mjetet e mara ishin gjetur dhe i ishin kthyer pronarit.

Ndërsa personat ishin mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngritet kallëzim adekuat”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat