Bujare Abazi është zgjedhur nënkryetare e Bashkisë së Shkupit

Shkupi

Bujare Abazi është zgjedhur nënkryetare e Bashkisë së Shkupit

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 14:49
Bujare Abazi është zgjedhur nënkryetare e Bashkisë së Shkupit

Bujare Abazi, këshilltare nga radhët e Aleancës për Shqiptarët është zgjedhur nënkryetare e Bashkisë së Shkupit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Abazi, e cila gjithashtu është edhe nënkryetare e partisë Aleanca për Shqiptarët.

“Është nder dhe privilegj për mua. E lindur dhe e rritur në Shkup, të bëhem pjesë e ekipit që do të bëjë më të mirën për Shkupin.

Të punojmë ndershëm, me përgjegjësi, përkushtim për një Shkup modern e me perspektivë për të gjithë qytetarët”, tha Abazi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat