Bashkia e Shkupit ndan dy milion denarë për familjet e viktimave të aksidentit në Bullgari

Shkupi

Bashkia e Shkupit ndan dy milion denarë për familjet e viktimave të aksidentit në Bullgari

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Dy milionë denarë për familjet e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, do t’i ndajë Bashkia e Shkupit.

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka propozuar që në seancën e radhës të Këshillit, të vendoset për ndarjen e mjeteve financiare, në shenjë solidariteti dhe në nder të viktimave.

“Bashkia e Shkupit edhe njëherë shpreh keqardhje të thellë dhe ngushëllime deri tek familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpjete”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.

Shtatë të mbijetuar po trajtohen ndërkohë në spitalin e kryeqytetit bullgar, Sofje, si pasojë e djegieve. Disa nga ta janë operuar, dhe sipas mjekëve, asnjëri nga ta nuk e ka jetën në rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat