Aksident në Shkup, e përfshirë edhe një veturë policie!

Shkupi

Aksident në Shkup, e përfshirë edhe një veturë policie!

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 16:20
Ilustrim

Dje, në ora 12:10 në autostradën në hyrje të Shkupit, para “Çentos” ka ndodhur një aksident mes dy veturave.

Njëra veturë ka qenë në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Si pasojë, në aksident janë lënduar dy policë, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat