Shkupi pret zgjidhje të shpejtë, Sofja paralajmëron qasje të re

Shkupi

Shkupi pret zgjidhje të shpejtë, Sofja paralajmëron qasje të re

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Shkupi konsideron se tani është momenti më pozitiv të gjendet zgjidhje me Sofjen dhe prandaj nuk duhet të vonohet, sepse çdo prolongim i zvogëlon shanset për marrëveshje dhe sjell pasiguri. Qasje më konstruktive paralajmërojnë edhe fituesit e zgjedhjeve parlamentare në Bullgari, por pa afate konkrete për zgjidhje. Për momentin mbetet e hapur çështja nëse është e mundur depërtim i shpejtë rreth mënjanimit të bllokadës bullgare dhe fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

“Do të bëj çmos për të gjetur zgjidhje me Bullgarinë dhe nëse nuk gjendet tani, nuk besoj se do të gjendet në vitin 2022. Në mes 14 dhjetorit dhe 15 janarit është periudha që mund të realizohet Këshilli për punë të përgjithshëm. Kjo është mundësi për të hapëruar përpara, dhe përfundimisht pas 16 e gjysmë vitesh të fillojmë negociatat. Në pyetje janë javë, tha Zoran Zaev.

Zaev, i cili paralajmëroi tërheqje nga funksioni kryeministror, tha “pasi të sigurohet me Bullgarinë” konsideron se kjo është një periudhë e rëndësishme që kërkon përgjegjësi të madhe dhe se nevojitet shumicë stabile dhe Qeveri që me hyrjen e Alternativës është siguruar.

“Personalisht mendoj se duhet ta ketë të qartë si për Bullgarinë ashtu edhe për Evropën, që të paktën pasiguria pas meje është më e pranishme sepse më njohin ashtu siç jam, çfarë politikash drejtoj dhe çfarë aspiroj dhe prandaj them se kjo është periudha më pozitive për të gjetur zgjidhje. Për mua gjëja më e rëndësishme në vend është rruga euroatlantike dhe ajo që filloi me Bullgarinë. Në fund, jemi në fotofinish dhe nuk mund të lihet kështu. Qëllimi kur mund të përfundojë është i përcaktuar qartë, do të ketë periudhë kur Franca do të kryesojë dhe zgjedhjet do të jenë në pranverë kështu që periudha për të gjetur dritare për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është e shkurtër”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me liderin e Alternativës Afrim Gashi.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, sërish nga konferenca rajonale “Një tregim i ripërtërirë për integrim të përshpejtuar në BE”, shënoi se Maqedonia e Veriut ka investuar kapital të madh politik në bazë të premtimeve evropiane, përgjigje të shumë kushteve strikte, dhe koha është të marrë vërtetim të drejtë, nëse BE-ja është bashkësi e vlerave.

Në atë kontekst, plotësoi se projekti evropian themelohet në ndërtimin e identitetit të përbashkët evropian të themeluar në vlera si përfitim kryesor i procesit. Nuk është e denjë, të sfidohet fqiu për çështje të cilat janë shumë të brendshme, siç është gjuha, dhe nuk është e dobishme të sakrifikohet e ardhmja jonë për të kaluarën dhe historinë.

Në qëndrimin se vendi i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve tjera nga rajoni në BE është edhe eurodeputeti bullgar Ilhan Quçuk. Ai pret deri në fund të muajit Shkupi dhe Sofja t’i investojnë të gjitha përpjekjet që të tejkalohet kontesti mes dy vendeve.

Kiril Petkov, bashkëkryetar i koalicionit “Ndryshimi vazhdon” e cila fitoi në zgjedhje, deklaroi se njëra nga detyrat e para të ministrit të ri për Punë të Jashtme të Bullgarisë dhe kryeministër i ardhshëm bullgar është të formohen grupe të punës ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të cilat do të përfshijnë fusha të ndryshme.

Sipas Petkovit, tema për historinë, e cila nuk duhet të injorohet, do të bëhet një nga temat e bisedës, por nuk do të jetë e vetme.

Por, sipas tij, kjo nuk mund të ndodh, nëse për atë flasin vetëm Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, por gjithë konteksti duhet të hapet. Rezultatet e mira, tha, vijnë përmes punës, ndërsa jo përmes ideve të mira. Sipas tij, më së shumti mund të fitojmë me fqinjësinë e mirë dhe në momentin e ardhshëm t’i zgjidhim këto probleme, të cilat i quajti “të vogla”. Të bëhemi pjesë e familjes evropiane që do të jetë shumë mirë edhe për gjithë rajonin.

Edhe presidenti i rizgjedhur bullgar Rumen Radev pret dialog aktiv bilateral në nivel të lartë për ndërtim të besimit dhe tejkalim të çështjeve kontestuese në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, por për momentin mbetet në pozitat e fuqishme dhe konsideron se Maqedonia e Veriut, ndërsa jo Bullgaria është ajo që “duhet të tregojë zgjuarsi evropiane dhe respekt ndaj vlerave të BE-së”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat