Bashkia e Shkupit nis me projekin “Shkupi 24 orë në shërbim të qytetarëve”

Shkupi

Bashkia e Shkupit nis me projekin “Shkupi 24 orë në shërbim të qytetarëve”

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit nga dita e sotme ka vënë në funksion adresën elektronike për komunikim me qytetarët [email protected].

Sipas Bashkisë së Shkupit, ku projekt paraqet një hap drejt udhëheqjes transprente të komunës dhe se në këtë adresë elektronike qytetarët do të mund të lajmërojnë problemet, kurse administrata e qytetit do të jetë në të dispozicion të përgjigjet në kërkesat e qytetarëve.

“Për momentin po kryhen përgatitjet e fundit për vënien në funksion edhe të Zyrës për komunikim me qytetarët e cila do të jetë e hapur 24 orë për nevojat e tyre, ndërsa i gjithë procesi do të zhvillohet në etapa në tre javët e ardhshme”, thonë nga Shërbimi për Shtyp.

Ata shtojnë se Bashkia e Shkupit do të transformohet në qytet me digjitalizim të plotë të administratës, ndërsa shërbimet publike do të jenë të shpejta, efikase dhe transparente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat