Për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike, arrestohet dy persona në Shkup

Shkupi

Për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike, arrestohet dy persona në Shkup

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme, konkretisht rreth orës 14:40 në rrugën “Atanas Mitrev” në Shkup janë privuar nga liria dy persona.

A.S. (26) dhe A.L. (22) pasi që janë kapur në flagrancë deri sa po tregtonin me substanca narkotike.

“Në rrugën e lartë përmendur, A.S. është parë duke i dhënë marijuhanë A.L, ndërsa ajo duke dhënë para.

Gjatë kontrollit tek A.S. janë gjetur para, ndërsa tek A.L është gjetur marijuhanë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria për Punë të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat