Prej sonte transporti në qytetin e Shkupit do të jetë falas, masa kundër ndotjes së ajrit

Shkupi

Prej sonte transporti në qytetin e Shkupit do të jetë falas, masa kundër ndotjes së ajrit

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Duke filluar prej sot nga ora 18:00, Qyteti i Shkupit ka vendosur si masë kundër ndotjes së ajarit, udhëtimi urban në qytet të jetë falas.

Kështu, qytetarë e kryeqytetit deri në një vendim të dytë, këto ditë mund të lenë makinat e tyre në shtëpi dhe të shfrytëzojnë shërbimin urban falas të NPT-së.

Masa të tjera kundër ndotjes së ajrit që ka ndërmarrë Qyteti i Shkupit janë:

Inspektimi i përforcuar kundër ndotjes së ajrit, Kufizimi i aktiviteteve ndërtimore të objekteve nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit, Kontroll intensiv i kantiereve, automjetet që dalin nga kantieret e ndërtimit, Larja e shpeshtë e rrugëve dhe bulevardeve të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat