Aksion policor në Shkup, kapen substanca narkotike dhe armë

Shkupi

Aksion policor në Shkup, kapen substanca narkotike dhe armë

Më: 5 janar 2022 Në ora: 22:43
Aksion policor në Shkup, kapen substanca narkotike dhe armë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot pas një bastisje në Shkup është privuar nga liria S.V.(42) nga Shkupi, tek i cili janë gjetur substanca narkotike dhe armatim.

“Në bazë të urdhrit të lëshuar nga gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Penale Shkup, është kryer bastisje në shtëpinë e S.V., pas çka janë gjetur 13 paketime polietilenike me materie të bardh.

Qese me tri paketime më të mëdha me materie të bardhë, një paketim me materie të bardhë për të cilat ekziston dyshimi se është drogë sintetike amfetaminë, tri peshore dixhitale si dhe pistoletë “cërvena zastava” kalibër 65 me një karikator dhe tre plumba”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB.

Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit kundër peronit në fjalë do të parashtrohet kallëzim penal për kryerjen e veprave penale sipas nenit 215 dhe nenit 396 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat