Më 10, 11 dhe 12 janar në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit

Shkupi

Më 10, 11 dhe 12 janar në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit

Më: 9 janar 2022 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Shkupit se më 10, 11 dhe 12 janar (e hënë, e martë dhe e mërkurë) do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit.

Pasi që në ditët e përmendura në Maqedoninë e Veriut për vizitë zyrtare do të qëndrojë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

MPB-ja do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën e gjerë qendrore të Shkupit.

SPB Shkup apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që t’u binden urdhrave të policëve të uniformuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat