Sot regjim i posaçëm komunikacioni në disa rrugë të Shkupit

Shkupi

Sot regjim i posaçëm komunikacioni në disa rrugë të Shkupit

Më: 15 maj 2022 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Për shkak të mbajtjes së garës rekreative “I pari në majë” sot do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni nëpër rrugët në Shkup.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gara me biçikleta fillon në orën 09:45 nga Muzeu i Qytetit të Shkupit – rruga “Shën Cirili dhe Metodij” dhe do të vazhdojë nëpër bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit”, bulevardin “Nënë Tereza”, rrugën “Todor Aleksandrov”, rrugë lokale drejt Vodnos së Mesme deri tek “Kryqi i Mijëvjeçarit”.

Alpinistët startojnë në orën 10, ndërsa traseja e lëvizjes fillon nga shkolla “Koço Racin” nëpër rrugën “Todor Aleksandrov” dhe rrugën “Salvador Alende”, shtigjet nëpër kodra nëpër Vodnon e Mesme deri tek “Kryqi i Mijëvjeçarit”.

Nga MPB u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë nëpër rrugët ku do të zhvillohet gara.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat