Qeveria e RMV-së miratoi propozim ligjin për ndërtimin e autostradës Bllacë – Shkup

Shkupi

Qeveria e RMV-së miratoi propozim ligjin për ndërtimin e autostradës Bllacë – Shkup

Më: 17 maj 2022 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Qeveria në seancën e sotme miratoi tekstin e Projektligjit për garancinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet nga Marrëveshja e huasë për financimin e projektit të autostradës TEN-T nga Shkupi deri në kufirin me Kosovën, i cili do të përmbyllet ndërmjet Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.

Qëllimi i këtij Projektligji për garanci është që të ofrohet mbështetje financiare për projektin, përkatësisht ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Bllacë – Shkup.

Ndërtimi do të jetë në gjatësi prej rreth 10.5 km, me çka do të përmirësohet dukshëm lëvizshmëria dhe tregtia, shkëmbimi, siguria rrugore, do të shkurtohet edhe koha e udhëtimit, mundësitë për zhvillim social-ekonomik do të rriten, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë rajonal.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat