Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një fëmijë

Shkupi

Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një fëmijë

Më: 26 maj 2022 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

MPB njofton se ka ndodhur një aksident në rrugën Shkup-Veles ku jetën e ka humbur një fëmijë.

“Me datë 25.05.2022 në ora 14.45 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Shkup – Veles, para pikë pagesës Sopot, automjeti “Renault Clio” me targa të Negotinës, drejtuar nga D.V. (38) nga Negotina, ka dalur nga rruga.

Në aksidenti janë lënduar rëndë shoferi dhe një bashkudhëtar i mitur (fëmijë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Veles, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekjen e fëmijës.

Gjithashtu lëndime të rënda ka marrë edhe bashkudhëtarja V.V. (28) nga Negotina”, thonë nga MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat