MPB: 17 vjeçari nga Shkupi grabiti disa bastore me pistoletë të plastikës

Shkupi

MPB: 17 vjeçari nga Shkupi grabiti disa bastore me pistoletë të plastikës

Më: 28 maj 2022 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Më datë 27 Maj 2022 rreth orës 09.00 në një lokal bastesh sportive, 17-vjeçari nën kërcënim me armë të plastikës i ka marrë para punonjëses dhe po atë ditë ka kryer një grabitje në mënyrë identike në një lokal tjetër bastesh sportive.

Të njëjtën vepër 17-vjeçari e ka kryer më datë 26 Maj 2022 në një bastore sportive në zonën e Karposhit, më datë 23 Maj 2022 në një lokal bastesh në zonën e Aerodromit, më datë 17 Maj 2022 në zonën e Kisella Vodës, më 06 Maj 2022 dhe më 30 Prill 2022 në pikat e basteve në zonën e Aerodromit.

I mituri ka pranuar se ka kryer edhe tre grabitje të tjera në baste sportive në zonën e Aerodromit, dhe atë me 27 Mars 2022, më 23 Mars 2022 në orën 21:00 dhe më 3 dhjetor 2021 rreth orës 18:00, kur me kërcënim u ka marrë para punonjësve.

“Personit i janë gjetur dhe konfiskuar objekte të lidhura me krimet”, thonë nga MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat