Aksident në Shkup, humb jetën një person

Shkupi

Aksident në Shkup, humb jetën një person

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Brigada maqedone-kosovare” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture “Opel Corsa” e drejtuar nga N.A.(30) nga Shkupi dhe një veture “Volkswagen Passat” e cila drejtohej nga Z.Z.(21) nga Vizbegu.

Nga lëndimet e marra në aksident ka ndërruar jetë bashkudhëtarja në automjetin “Opel Corsa”, A.E.(79) nga Shkupi.

Vdekje e saj është konstatuar nga mjeku i Mjekësisë Emergjente, ndërsa hetime kanë kryer ekipi nga SPB Shkup.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerës është dorëzuar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat