Aksident në Shkup, humb jetën një çiklist

Shkupi

Aksident në Shkup, humb jetën një çiklist

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Nga Ministria e Punëve të BRendshme njoftojnë se në aksidentin ku u përfshi një automjet dhe goditi çiklistët sot pasdite në Shkup, një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë të lënduar.

“Në ora 15:48 është denoncuar se në rrethrotullimin afër Radishanit për në Tetovë ka ndodjhur aksident ku është përfshirë automjet “Mazda” me tabela të Shkupit e drejtuar nga R.R (63) dhe dy çiklistë A.SH i cili ka humbur jetën në vendngjarje dhe A.P i cili ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në urgjencë në spitalin “Nëna Terezë””, thuhet në njoftimin e policisë.

Për momentin ekipet policore po bëjnë këqyerjen e vendit të ngjarjes.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj do të parashtrohen edhe edhe parashtresa adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat