Vjedhje si nëpër filma në Shkup

Shkupi

Vjedhje si nëpër filma në Shkup

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 12:54
Ilustrim

Një vjedhje ka ndodhur sot në mëngjes në qendrën tregtare në lagjen Veri të Shkupit.

Katër persona të armatosur me kallashnikov dhe të maskuar me maska në kokë u kanë vënë zjarrin bankomatëve në këtë qendër tregtare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 në mëngjes, kur nga një veturë e llojit Passat Karavan, kanë dalë katër personat me kallashnikovë. Supozohet se e tërë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve, shkruan AlsatM

“Në orën 05:54 në SPB Shkup është denoncuar se në objektin afarist në rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare” në Shkup, disa persona të armatosur e kanë sulmuar rojtarin SH.M, ndërsa më pas kanë djegur disa bankomatë që kanë qenë të vendosur në qendrën tregtare. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, kanë informuar nga MPB.

Në vendngjarje kanë dalë policë të shumtë të shoqëruar nga prokurorë që po kryejnë hetime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat