Arrestohet një person në Shkup, i konfiskohet pistoletë me 12 plumba

Shkupi

Arrestohet një person në Shkup, i konfiskohet pistoletë me 12 plumba

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 12:24
Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informoi se gjatë ditës së sotme privoi nga liria 43 vjeçarin I.Ç. nga Tetova me vendqëndrim në Shkup.

Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë bastisjes në shtëpinë, në të cilën banonte personi në fjalë u gjet dhe konfiskua një pistoletë dhe një kornizë me 12 plumba, shkruan AlsatM

I.Ç u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat