MPB Maqedoni: Janë të rejshme raportimet për mjete shpërthyese në shkollat e Shkupit

Shkupi

MPB Maqedoni: Janë të rejshme raportimet për mjete shpërthyese në shkollat e Shkupit

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se raportimet për mjete shpërthyese në shkollat fillore në Shkup dhe Kumanovë xjanë të rreme.

Ata shtojnë se në të shkolla janë bërë kontrollime nga ekipet anti-terror.

“Menjëherë pas raportimeve, nga zyrtarët policorë janë ndërmarrë masa për evakuim të objekteve dhe më pas janë kontrolluar objektet nga ekipet anti-terror dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme”, thonë nga policia e Maqedonisë.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut në mënyrë të vazhdueshme disa muaj po ballafaqohet me raportimet e rejshme për mjete shpërthyese në shkolla, qendra tregtare, salla sportive dhe aeroporte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat