Edhe mëngjesin e sotëm Shkupi në mesin e qyteteve më të ndotura në botë

Shkupi

Edhe mëngjesin e sotëm Shkupi në mesin e qyteteve më të ndotura në botë

Më: 6 janar 2023 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Shkupi edhe në mëngjesin e sotëm ka probleme me ajrin e ndotur dhe është në pozitën e tetë të qyteteve më të ndotura në botë, sipas faqes që mat ndotjen në botë “IQAir”.

Kryeqyteti i Maqedonisë mëngjesin e sotëm ka indeksin 184 dhe është në pozitën e tetë, ndërsa para tij janë disa qytete nga India, Pakistani, Kina dhe Mongolia.

Ashtu si ditët e kaluara edhe sot më të përhapura në ajër janë grimcat helmuese PM2.5, ndërsa ka edhe sasi të madhe të PM10.

Ajri i ndotur ishte shkak i zënkave në mes partive më të madhe maqedonase, se kush e ka fajin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat