​Me të mbërritur në Shkup, Chollet u takua me kryeministrin Kovaçevski

Shkupi

​Me të mbërritur në Shkup, Chollet u takua me kryeministrin Kovaçevski

Më: 11 janar 2023 Në ora: 11:59
Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të turneut gjatë të cilit do të qëndrojë në Beograd dhe Prishtinë, me qëllim, siç është paralajmëruar më parë, të theksojë përkushtimin e përhershëm të Shteteve të Bashkuara për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

Me të mbërritur në Shkup, Chollet u takua me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Chollet është pritur ngrohtësisht në Shkup.

“Partneriteti ynë i fortë strategjik me SHBA-në ka një rëndësi të madhe në vitin e ardhshëm, i cili është i mbushur me sfida si këtu, ashtu edhe në nivel global. Këto sfida dhe shumë tema të tjera do të diskutojmë në takimet e sotme”, ka shkruar ai.

Bashkë me postimin, Kovaçevski ka postuar një fotografi në të cilën shihet teksa ia prezanton fanellën e futbollit maqedonas një zyrtari amerikan.

Vizita e Chollet në vendet e Ballkanit Perëndimor ishte paralajmëruar për dhjetorin e vitit të kaluar, por ai e anuloi turneun në minutën e fundit për shkak të testit pozitiv për virusin korona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat