Sanksionohen 174 shoferë në Shkup

Shkupi

Sanksionohen 174 shoferë në Shkup

Më: 14 janar 2023 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

MPB gjatë ditës së djeshme (13.01.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 174 masa, nga të cilat 21 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 11 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, katër masa për drejtim të paregjistruar të automjeteve.

Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe), dy sanksione për shofer fillestar.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat