Aksident në Shkup, lëndohet një polic

Shkupi

Aksident në Shkup, lëndohet një polic

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Një polic është lënduar rëndë në një aksident në komunikacion në Shkup, që ka ndodhur pasditen e djeshme në Shkup.

“Me datë 23.02.2023 në ora 15:10 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën “Brigada e Tretë Maqedonase” në Shkup ka ndodhur një aksident në komunikacion në mes të automjetit “Opel Astra” me targa të Gostivarit, drejtuar nga T.T.(54) nga fshati Jançe dhe një automjet “Defender”, pronë e MPB-së.

Në aksident lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës policore, të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”.

Në vendin e ngjarjes hetime kanë bërë ekipi policor nga SPB-Shkup”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat