Arrestohet një person në Shkup, kapet me lëndë narkotike

Shkupi

Arrestohet një person në Shkup, kapet me lëndë narkotike

Më: 1 mars 2023 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Me datë 28.02.2023 në ora 17:15 në rrugën “Nikolla Rusinski” në Shkup policia nga SPB-Shkup kanë ndaluar G.R.(22) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit të një automjeti tip “Ford Focus” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me kokainë.

Me urdhër të gjykatës, në banesën e tij është kryer edhe kontroll, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar edhe disa pako me kokainë.

Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat