227 gjoba për shoferët në Shkup, 79 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

227 gjoba për shoferët në Shkup, 79 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 21 mars 2023 Në ora: 09:52
Policia

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 227 shkelje të rregullave të trafikut.

Nga MPB thonë se prej gjobave të shqiptuara 79 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 20 për tejkalim të parregullt, 3 gjoba janë shqiptuar për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Nga MPB-ja njoftojnë edhe për 5 gjoba ndaj makinave teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara .

Gjithashtu, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë, katër gjoba ndaj vozitësve fillestar dhe tre të tjera për përdorim të telefonit celular gjatë vozitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat