Arrestohet një i mitur në Shkup, ka marrë para me dhunë fizike

Shkupi

Arrestohet një i mitur në Shkup, ka marrë para me dhunë fizike

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Dje në ora 23:30, në rrugën “Kosturski Heroi” në Shkup, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Qendër kanë privuar nga liria një të mitur nga Shkupi.

Ai dyshohet se rreth orës 23:10 në bulevardin “Ilinden” me dhunë fizike ka marrë para nga një i mitur tjetër nga Shkupi.

Sendi i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat