Incident në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Shkup

Shkupi

Incident në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Shkup

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Një i punësuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë sot fillimisht verbalisht ka sulmuar një infermiere dhe më pas ka sulmuar fizikisht drejtorin e Klinikës, Marjan Shokarovski, pas çka vetë është dorëzuar në stacion të policisë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Minsitria e Shëndetësisë dhe MPB.

“Më 18.09.2023, rreth orës 10:00, në SPB-Shkup nga Klinika e Kardiokirurgjisë është raportuar se S.J. (punonjës në klinikë) ka sulmuar verbalisht një infermiere, e më pas ka sulmuar fizikisht M.Sh. (drejtor i klinikës), pas së cilës është larguar nga klinika dhe është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Qendër”, thonë nga MPB.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se për rastin është njoftuar e ministri, Fatmir Mexhiti.

“Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se sot në Klinikën e Kardiokirurgjisë ka ndodhur një incident, për të cilin është njoftuar edhe policia. Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, është në dijeni të ngjarjes dhe ka kërkuar nga punëtorët shëndetësorë që të sillen me ndërgjegje dhe profesionalizëm dhe t’i përkushtohen pacientëve”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat