Zjarri në Kondovë të Shkupit po përhapet në pyllin me pisha

Shkupi

Zjarri në Kondovë të Shkupit po përhapet në pyllin me pisha

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Zjarr në rrethinën e Kondovës së Shkupit është aktiv dhe po përhapet në pyllin me pisha, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarrfikësit e Bashkisë së Shkupit janë në terren, por nuk kanë qasje deri te zjarri me makinat e tyre.

Zjarrfikësit thonë se janë vendosur në një pozicion nga i cili mund të mbrojnë shtëpitë.

Në varësi të kushteve, dy helikopterë policie do të dërgohen për shuarjen e zjarrit nga ajri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat