Rikthehen alarmet për bomba të rrejshme në shkolla në Shkup

Shkupi

Rikthehen alarmet për bomba të rrejshme në shkolla në Shkup

Më: 8 prill 2025 Në ora: 11:08
Policia

Mëngjesin e sotëm në Shkup në dy shkolla është denoncuar për vendosje të mjeteve shpërthyese, të cilat kanë rezultuar të rrejshme pas kontrolleve nga autoritetet.

“Më 08.04.2025, SPB Shkup ka pranuar një raport nga dy shkolla në Shkup.

Se kanë marrë informatë përmes adresave të tyre elektronike për vendosje të mjeteve shpërthyese”.

“Menjëherë janë marrë masat dhe aktivitetet e duhura, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, njofton MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat