Transportonin dru pa dokumentacion përkatës, ndalohen dy banorë të Bllacës

Shkupi

Transportonin dru pa dokumentacion përkatës, ndalohen dy banorë të Bllacës

Më: 2 qershor 2025 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme, 01.06.2025, rreth orës 18:10, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Mirkovcit dhe Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë pranë SPB-Shkup, në fshatin Gornjani të Shkupit, kanë ndaluar një automjet udhëtarësh të tipit “Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.K. (26), ndërsa pasagjer në automjet ishte A.I. (25), të dy nga fshati Bllacë, Shkup.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dru zjarri pa dokumentacion përkatës.

“A.K. dhe A.I. janë arrestuar, ndërsa automjeti dhe drutë janë sekuestruar.

Është njoftuar Policia Pyjore dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës”, shtojnë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat