Ndalohet një 56-vjeçar në Shkup, drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit

Shkupi

Ndalohet një 56-vjeçar në Shkup, drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Mbrëmë në komunën e Aerodromit, oficerët e policisë arrestuan N.A. (56) nga Shkupi. Më parë, në rrugën “Vladimir Komarov”,ai me automjetin “Subaru” ka goditur një veturë të parkuar “Volkswagen Golf”.

Gjatë marrjes së masave në lidhje me aksidentin rrugor, u përcaktua se ai po drejtonte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht niveli i alkoolit në gjak i është matur 2.57 promil.

Ai është ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat