Digjen dy automjete në Shkup, nuk ka persona të lënduar

Shkupi

Digjen dy automjete në Shkup, nuk ka persona të lënduar

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

MPB njofton se në rrethinën e komunës së Aerodromit janë djegur dy automjete, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar.

"Sot (06.11.2025) në orën 03:46, në SPB Shkup është denoncuar se në afërsi të një qendre tregtare në zonën e komunës së Aerodromit, ishte djegur një automjet pasagjerësh "BMV" me targa të Shkupit, pronë e Zh.D. (52). 

Nga zjarri ishte përfshirë edhe një automjet pasagjerësh "Reno Megan" me targa të Shkupit, në pronësi të B.Z. (45). Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve - Shkup.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa inspektimin e kreu një ekip inspektimi nga SPB Shkup dhe po merren masa për zbardhjen e rastit", thuhet në njoftimin e MPB-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat