Bastisje në Shtip, gjendet marihuanë - privohet nga liria një person

Shkupi

Bastisje në Shtip, gjendet marihuanë - privohet nga liria një person

Më: 22 janar 2026 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se dje (21.01.2026), në orën 20:30, në Shtip, nëpunësit policorë nga Seksioni për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe të Armëve pranë SPB Shtip e privuan nga liria A.I. (25) nga Shtipi.

Njoftimi:

"Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, ishte gjetur dhe sekuestruar një qese me marihuanë".

"Ai u mbajt në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës", thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat