“Sot (02.03.2026), rreth orës 14:15, në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Karposhit nga ballkoni i një ndërtese janë hedhur një person i gjinisë femërore dhe një fëmijë i mitur, të cilët kanë ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë”, thonë nga MPB për "TV21".
Ekipet policore ndodhen në terren dhe po zhvillojnë hetime, pas të cilave pritet të përcaktohet identiteti i viktimave.
Nga Prokuroria konfirmojnë se është duke u kryer edhe ekspertiza për rastin.