Ndalohet një arsimtar në Shkup, ngacmoi një nxënëse

Shkupi

Ndalohet një arsimtar në Shkup, ngacmoi një nxënëse

Më: 10 mars 2026 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se dje (09.03.2026) në orën 17:30, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria një burrë 52-vjeçar nga Shkupi, arsimtar në një shkollë të mesme në zonën e Qendrës.

"52-vjeçari është ndaluar duke vepruar në bazë të një kallëzimi të mëparshëm se në periudhën nga 25.02.2026 deri më 02.03.2026 ka ngacmuar një nxënëse 18-vjeçare dhe ka kërkuar prej saj të kenë marrëdhënie seksuale".

"Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës", thonë nga MPB.

Priten detaje tjera të dalin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat