Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç nesër për vizitë zyrtare në Shkup

Shkupi

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç nesër për vizitë zyrtare në Shkup

Më: 30 mars 2026 Në ora: 16:29
Foto nga takimi

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nesër (martë, më 31 mars 2026) do të presë presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç për në një vizitë zyrtare në Shkup.

Presidenti malazez do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në Zyrën e Presidentit, e më pas do të zhvillohet një takim kokë më kokë i Presidentëve, dhe më pas një takim plenar i të dy delegacioneve.

Si pjesë e vizitës zyrtare, do të nënshkruhet një Memorandum Bashkëpunimi midis Këshillave Rinore të Zyrave të dy Presidentëve.

Presidenti i Malit të Zi do të vendosë një kurorë me lule në varrin e Goce Delçevit në Kishën e Shën Spasit në Shkup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat