NP "Ujësjellësi dhe Kanalizime": Uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije

Shkupi

NP "Ujësjellësi dhe Kanalizime": Uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije

Më: 27 prill 2026 Në ora: 10:38
Ilustrim

Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup ka publikuar raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, me qëllim informimin e qytetarëve.

Raporti bazohet në analizat e kryera nga Sektori i Kontrollit Sanitar.

Në periudhën 20.04.2026–24.04.2026 janë marrë 189 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 189 mostra për analiza mikrobiologjike.

Mostrat janë marrë nga 45 pika matëse në qytetin e Shkupit.

Sipas rezultateve, të gjitha mostrat janë në përputhje me rregulloren për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat