Në Shkup gjendet një granatë nga Lufta e Dytë Botërore

Shkupi

Në Shkup gjendet një granatë nga Lufta e Dytë Botërore

Më: 5 korrik 2026 Në ora: 20:41
Fotoilustrim

Një granatë nga Lufta e Dytë Botërore është gjetur dje gjatë punimeve gërmuese për ndërtimin e një ndërtese në bulevardin “Metropoliti Teodosij Gologanov” në Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se për granatën dje në polici në orën 12:00 është paraqitur N.I..

Pas çka një ekip inspektues nga SPB Shkup ka kryer inspektim dhe u konstatua se bëhet fjalë për një granatë nga Lufta e Dytë Botërore.

“U informua Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim për largimin e sigurt të granatës”, informoi MPB në buletinin e saj ditor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat