Kuvendi përjashton deputetin Hasa, PD kërkon përjashtimin e Ramës

Shqipëria

Kuvendi përjashton deputetin Hasa, PD kërkon përjashtimin e Ramës

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 12:06
Kuvendi i Shqipërisë

Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë nga punimet deputetin e PD-së Endri Hasa.

Ky i fundit goditi Edi Ramën me vezë dhe topa letrash.

Por dhe Partia Demokratike ka bërë kërkesë për përjashtimin e Edi Ramës nga Kuvendi.

Sipas PD-së Rama duhet të përjashtohet për shkak të fjalorit të tij denigrues ndaj deputeteve.

Partia Demokratike ka mbledhur firmat e deputetëve për të përjashtuar Edi Ramën nga Kuvendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat