Pas incidentit në Parlament ku deputeti i PD-së Endri Hasa qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.
“Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve, opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore, po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve”, u shpreh Rama.