Deputeti Hyseni: Politika ka bërë pak për fëmijët me aftësi ndryshe

Shqipëria

Deputeti Hyseni: Politika ka bërë pak për fëmijët me aftësi ndryshe

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 18:25
Alket Hyseni

Në prag të festave deputeti socialist Alket Hyseni zgjidhje shtëpinë e fëmijës "Pëllumbat" për t'i sjellë pak gëzim fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Deputeti Hyseni theksoi se politika nuk bën shumë për ta dhe kjo gjë duhet të ndryshojë.

Hyseni: Kemi bërë më pak seç mundemi, por jam i bindur se ne mundemi dhe do të bëjmë shumë më tepër. Simbolikisht sot ne kemi ardhur të japim disa dhurata, sepse kushdo nga ne, mund të gjendet më pranë këtyre fëmijëve.

Po ashtu edhe drejtorja e qendrës së zhvillimit "Pëllumbat" u shpreh se këta fëmijë kanë nevojë për përkujdesje.

Qendra e Zhvillimit "Pëllumbat" është një institucion që ka për funksion rehabilitimin psikofizik dhe fizik të fëmijëve me aftësi ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat