Bylykbashi: Rama s'do veting në politikanë pasi nuk heq dorë nga krimi

Shqipëria

Bylykbashi: Rama s'do veting në politikanë pasi nuk heq dorë nga krimi

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 14:02
Oert Bylykbashi

Deputeti demokrat Oert Bylykbashi ka shpjeguar arsyet se përse Edi Rama nuk e do vetingun e politikanëve.

Bylykbashi thotë se Ramës, kriminelët i duhen për të mbledhur vota me para dhe presion. “Po njësoj Rama refuzoi edhe Dekriminalizimin në vitin 2015”, shkruan Bylykbashi, i cili përmendi rastin e Elvis Roshit që sipas Ramës “përdhunimi në grup është gabim rinie”.

Bylykbashi ka publikuar edhe një video ku Edi Ramës i jep përgjigje zv.kryeministri Italian Di Maio, i cili më herët kishte refuzuar kandidatin e tij që doli në foto me një mafioz.

Deklarimi i plotë i Bylykbashit.  

Ja perse Edi Rama nuk e do vetingun e politikaneve. Atij kriminelet i duhen per te mbledhur votat me para dhe presion. Ja perse me 74 votat e tij ne parlament refuzoi asistencen dhe Udhezuesin e Komisionit te Venecias se si duhet bere vetingu i politikaneve te lidhur me krimin.

Ja perse Edi Rama perdor Kushtetuten si alibi per mbrojtjen qe i ben ketyre politikaneve. Po njesoj, Edi Rama refuzonte Dekriminalizimin para zgjedhjeve lokale te 2015 duke mbrojtur Elvis Rroshin se perdhunimi ne grup kishte qene vetem nje "gabim rinie".

Sot, serish para zgjedhjeve, marredhenien me krimin perpiqet ta normalizoje, ta thjeshtoje dhe e quan “marredhenie me elektoratin”. Shihni si, ne fund te videos, Edi Rames i jep pergjigje Di Maio, Zevendeskryeministri i Italise dhe lider i "Movimento 5 Stelle" qe dy jave me pare refuzoi kandidatin e tij qe doli ne foto me nje mafioz:

"Ne votat e tyre nuk i duam, na e shpifin!" Sa per kujtese, sot mbushen 4 vite nga marreveshja per Dekriminalizimin e 23 dhjetorit 2014, qe Parlamenti Europian i imponoi Edi Rames. Kater vite me pas, Edi Rama nuk heq dore nga marredhenia me krimin e organizuar sepse keshtu mbron pushtetin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat